Dy shqiptarë dhunuan keq një burrë me shufër metalike në Itali, pamjet e kamerave zbulojnë identitetin e tyre Dhjetë persona janë ndëshkuar me gjobë nga Policia e Tiranës pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas policisë, ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të uniformave blu për lirimin e saj. Secili prej tyre është gjobitur me 5 mijë lekë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 10 masa administrative.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel