Presidenti i Paraguait, Santiago Pena u shkarkua dhe u vendos në arrest shtëpie pas kolapsit bankar që la më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit, pa akses në llogari.
Pena u arrestua dje, disa minuta pasi ligjvënësit, përfshirë nga partia e tij, votuan unanimisht për ta larguar nga detyra lidhur me dështimin e Bankës Ueno, e afërt me interesat private të biznesit të ish-kreut të shtetit.
Ai pati ofruar të jepte dorëheqjen të enjten, por senatorët e shkarkuan për keqmenaxhim, çka do të thotë se privohet nga imuniteti që zakonisht iu jepet ish-presidentëve.
Pena, i cili deri vitin e kaluar kishte aksione në kompaninë që zotëronte bankën, mohon çdo shkelje.
Akuzat kanë të bëjnë me konflikte interesi, manipulim të mbikëqyrjes rregullatore, devijim të fondeve të pensioneve dhe përfshirje në një fshehje institucionale ku nuk përjashtohet banka qendrore.
Sot merret në pyetje për akuza për shkelje besimi, ndikim të tepruar dhe keqpërdorim fondesh.
Zëvendësi i Penas, Pedro Alliana u betua si presidenti i ri i përkohshëm dhe premtoi të mos “braktisë” miliona njerëz të prekur nga skandali.
Vlerësohet se tre milionë klientë, ende nuk mund të kenë akses në kursimet dhe pensionet e tyre, duke shkaktuar zemërim, sidomos në kryeqytetin Asunción.
Mijëra njerëz dolën në rrugë për të kërkuar paratë e tyre.
Protestat përfshinë përplasje me policinë, që përdori gaz lotsjellës dhe ujë ndaj turmave.