Policia e Tiranës ka vendosur 10 masa administrative me gjobë ndaj protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit të Policisë, për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.
Policia pretendon se personat kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të saj përmes megafonit.
Për rastet e konstatuara janë plotësuar 10 procesverbale për kundërvajtje administrative, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.a.b





