Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier do të votojë sot (7 nëntor) për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës lokale.
Gazetari i Syri Tv, Xhemil Behari, ka raportuar nga qendra e votimi për një interes të lartë të demokratëve të Fierit për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Në garë për kreun e PD janë plot 5 kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi, Festim Metaj.
Procesi i votimit ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00 të pasdites.
© SYRI.net