Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1.“NA ISHTE NJËHERË”, KONCERTI RECITAL I ELSA LILËS NË TKOB
Këngëtarja e njohur Elsa Lila do të rikthehet në skenë me koncertin recital “Na ishte njëherë…” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, mbrëmjen e sotme, në 7 nëntor, në orën 19:00.
2. “NËNA” ME AKTORET MARJETA LJARJA E YLLKA MUJON TE “METROPOL”
“Nëna”, vijon të ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” edhe sonte dhe nesër në orën 19:00. Shfaqja vjen si një udhëtim emocional, ku çdo fotografi fsheh një histori. Me regji të Milto Kutalit dhe autor Ruzhdi Pulahën, interpretojnë: Marjeta Ljarja; Yllka Mujo; Klea Konomi; Elia Zaharia; Xhino Musollari; Roerd Toçe; Joana Omeraj.
3. “GREPI I ARTË”, KOMEDIA ME INTRIGA DHE SURPRIZA NË DURRËS
Komedia “Grepi i Artë” vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës edhe sot dhe nesër, në orën 19:00. Një histori ku dyshimet për tradhti, përgjimet, kamerat e fshehta dhe maskimet krijojnë një rrjet intrigash, humori dhe sekretesh. Në një lojë ku ambicia për pushtet dhe ruajtja e imazhit publik ndërthuren me jetën personale, askush nuk është aq i pafajshëm sa duket dhe çdo e vërtetë e zbuluar sjell një mister të ri.
4. “E ZONJA E BUJTINËS”, NË SKENËN E TEATRIT “PETRO MARKO” NË VLORË
Teatri “Petro Marko” në Vlorë sjell për publikun shfaqjen “E zonja e bujtinës”, e cila do të prezantohet edhe sonte në orën 19:00.
5. “1984”, VEPRA E GEORGE ORWELL NË TEATRIN KOMBËTAR EKSPERIMENTAL
Romani i njohur i George Orwell, “1984” do të vijojë të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në Tiranë edhe sonte dhe në orën 20:00. Me regji të Dino Mustafić dhe dramatizim të Jeton Nezirajt, produksioni trajton temat e kontrollit, pushtetit, propagandës dhe lirisë individuale, duke sjellë në skenë universin distopik të Orëellit. Në kastin e aktorëve janë Ema Andrea, Rafael Hoxhaj, Eva Gjika, Jozef Shiroka, Adriana Tolka dhe Nikolin Ferketa.
6. SHFAQJA/“NË SHTËPINË TONË”, NË TEATRIN “BYLIS” TË FIERIT
Komedia “Në shtëpinë tonë” do të vijojë të shfaqet edhe sot në orën 18:00, në Teatrin “Bylis” në Fier. Me një kast prej pesë aktorësh, ku bëjnë pjesë Luiza Xhuvani, Sokol Angjeli, Gentian Zenelaj, Indrit Cobani dhe Andia Xhunga, e cila është edhe regjisore e shfaqjes, produksioni premton të sjellë në skenë humor dhe situata argëtuese për publikun.
7. “ZONJA PLASTIKA” SHFAQJA E CIRKUT KOMBËTAR TE KUKULLAT
“Zonja Plastika” nga Cirku Kombëtar do të shfaqet sot në orën 12:30 në Teatrin e Kukullave në Tiranë. Në këtë shfaqje ndërthuren mesazhet ndërgjegjësuese me artin e cirkut, duke sjellë numra cirku në ajër, xhonglim e ekuilibër. Ndërkohë, nesër, fëmijët mund të ndjekin në Teatrin e Kukullave edhe shfaqjen “Smërfët dhe Gargamela” në oraret 10:30 dhe 11:30.












Komente
Komento