Didier Deschamps është larguar nga pankina e kombëtares franceze dhe tani është pa asnjë skuadër. Megjithatë trajnerit kampion bote në vitin 2018 nuk i kanë munguar ofertat.

Sipas asaj që publikohet në median franceze, në drejtim të Deschamps ka ardhur një ofertë nga Manchester United  për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq në vend të Michael Carrick, por tekniku francez e refuzoi atë.

Mësohet se një prej arsyeve që e shtyu ish trajnerin e Francës të refuzojë këtë ofertë është mundësia për t’u ulur në pankinën e Realit të Madridit në një të ardhshme.

Vlen të kujtohet se emri i Deschamps ishte në listën e drejtuesve te Los Blancos për të marrë drejtimin e klubit madrilen që në këtë sezon bashke më Pochettino, Klopp, Nagelsmann, Allegrin e Mourinho dhe ishte pikërisht ky i fundit që në fund u zgjodh të ulej në pankinën e Realit të Madridit për të dytën herë.

Top Channel