Skip to content
7 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Drejtori i Përgjithëm i Policisë në Malësi të Madhe, Hita takon efektivët e dëmtuar në krye të detyrës

ShkodraWeb 7 November, 2026
hita fasli rama 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ishte në Malësinë e Madhe, ku takoi dhe falënderoi dy punonjësit e Policisë, inspektorët Hilmi Smajlaj dhe Samet Bajri, të cilët shërbejnë në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe u dëmtuan me thikë gjatë ndërhyrjes për ndalimin e një shtetasi gjerman, në fshatin Pjetroshan, pas njoftimit se kishte sulmuar me benzinë automjetin e një qytetari.

Drejtori Hita: “Dua t’ju përgëzoj për guximin, profesionalizmin dhe vendosmërinë që treguat në përmbushjen e detyrës, në një situatë me rrezik të lartë për jetën tuaj dhe të qytetarëve. Pavarësisht se u plagosët gjatë ndërhyrjes, ju nuk u tërhoqët dhe arritët të neutralizonit personin, duke parandaluar pasoja edhe më të rënda. Për këtë keni gjithë vlerësimin dhe mirënjohjen time, por ju siguroj se keni fituar edhe vlerësimin e qytetarëve, besimi i të cilëve është shumë i rëndësishëm në misionin tonë. Ju inkurajoj juve dhe gjithë trupën policore që asnjëherë të mos tërhiqen përballë vështirësive, por të sakrifikojnë për të mirën e qytetarëve dhe të ligjit, sepse ky është misioni ynë.”

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm vizitoi në banesë punonjësin e Policisë, nënkomisar Fasli Rama, i cili u plagos gjatë protestës në Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm: “Gëzohem shumë, Fasli, që po të gjej më mirë, në përmirësim dhe drejt rikuperimit të plotë. Të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për gjithë kontributin dhe sakrificën gjatë karrierës tënde, për më shumë se tre dekada në Polici. Askush s’do të donte ta mbyllte karrierën me një episod të tillë, por të jesh krenar, pasi nuk ishe aty kundër qytetarëve dhe as kundër protestës paqësore, por për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të mbrojtur institucionet, pronën publike e private nga çdo akt dhune. Faleminderit ty dhe të gjithë punonjësve të Policisë që, me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri, vijoni të përmbushni misionin tonë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit. Të uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në detyrë!”

Nënkomisar Fasli Rama: “Faleminderit, z. Drejtor, jo vetëm për këtë rast, por edhe për mbështetjen në vijimësi, sepse unë pata fatin të punoj me ju edhe më parë në DVP Shkodër. Falë mbështetjes dhe interesimit tuaj të vazhdueshëm, si dhe gatishmërisë e profesionalizmit të mjekëve të Spitalit të Traumës, tashmë jam më mirë dhe drejt rikuperimit të plotë. Faleminderit, Drejtor, që vlerësoni punonjësit e Policisë që sakrifikojnë për atdheun dhe qytetarët!”

858431934_1712788920217143_1725179724511182380_n
891904755_2106034853372283_1866809473182924532_n
893381058_1804979733953282_1420226913230898023_n
893488972_1123465463721511_1723778229071346992_n
896546770_1866056231215492_3555931874705691301_n
896926979_2568076957019771_7974153712283963006_n

Post navigation

Previous: VIDEO – Festivali “Lulebore” ul siparin, çmimin e parë “e rrëmben” Ea Zoga me “Nuk ngjallen historitë”

TË FUNDIT

full hd.05_28_46_10.Still089

VIDEO – Festivali “Lulebore” ul siparin, çmimin e parë “e rrëmben” Ea Zoga me “Nuk ngjallen historitë”

ShkodraWeb 7 November, 2026
full hd.05_19_03_15.Still088

EMRAT+VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 2 vëllezër, shpall në kërkim djalin e njërit prej tyre për kanabis

ShkodraWeb 7 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 nëntor 2026…

ShkodraWeb 7 November, 2026

TË FUNDIT

  • FOTO – Drejtori i Përgjithëm i Policisë në Malësi të Madhe, Hita takon efektivët e dëmtuar në krye të detyrës 7 November, 2026
  • VIDEO – Festivali “Lulebore” ul siparin, çmimin e parë “e rrëmben” Ea Zoga me “Nuk ngjallen historitë” 7 November, 2026
  • EMRAT+VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 2 vëllezër, shpall në kërkim djalin e njërit prej tyre për kanabis 7 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 nëntor 2026… 7 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 nëntor 2026… 7 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 nëntor 2026… 7 November, 2026
  • DETAJET – 43- vjeçari Nikolin Pali i arrestuar në Greqi, dyshohet ekzekutor i 2 vëllezërve në Shkodër në 2002 6 November, 2026
  • NGA METOR KIKIA – Një replikë modeste për Berishën me Andi Mustafajn në PD… 6 November, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Kisha e martirëve, nevoja e profecisë dhe tundimi i mediokritetit…! 6 November, 2026
  • Dy sfidat e fundit për Nations League, trajneri Maran publikon listën e futbollistëve të Kombëtares 6 November, 2026
  • EMRI – Arrestohet në Vau Dejës 71- vjeçari, do të ekstradohet në Itali ku është dënuar me 9 vjet burg… 6 November, 2026
  • NGA FILIP ÇAKULI – Nga Kaini te Kanuni dhe një shtet inekzistent…. 6 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hita fasli rama 2026

FOTO – Drejtori i Përgjithëm i Policisë në Malësi të Madhe, Hita takon efektivët e dëmtuar në krye të detyrës

ShkodraWeb 7 November, 2026
full hd.05_28_46_10.Still089

VIDEO – Festivali “Lulebore” ul siparin, çmimin e parë “e rrëmben” Ea Zoga me “Nuk ngjallen historitë”

ShkodraWeb 7 November, 2026
full hd.05_19_03_15.Still088

EMRAT+VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 2 vëllezër, shpall në kërkim djalin e njërit prej tyre për kanabis

ShkodraWeb 7 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 nëntor 2026…

ShkodraWeb 7 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.