Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet llogari nga institucionet

Në Prishtinë ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë. Ajo u organizua pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.

Pjesëmarrësit janë mbledhur pranë Katedrales “Nënë Tereza”, duke mbajtur pankarta kundër dhunës ndaj grave dhe me thirrje drejtuar institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e tyre. Mes mesazheve janë “Shtet dhunues, shtet pa shpirt!”, “A ka shtet për gratë?” dhe “A duhet me u vra për me u marrë seriozisht?”.

Të lidhura

None found

Organizator i protestës është Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili kërkon që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Organizatorët kanë paralajmëruar se do të kërkojnë shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve që dyshohet se nuk e kanë trajtuar siç duhet rastin e Arlinda Zekajt. Këto kërkesa përfshijnë ish-kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit, Suada Rama-Hamza, si dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë, policisë dhe shërbimeve sociale.

Protestuesit kërkojnë edhe largimin nga detyra të ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në listën e kërkesave janë gjithashtu banimi social për të mbijetuarat e dhunës në familje, një veting i pavarur dhe apartiak në sistemin e drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

Protestat kundër vrasjes së grave po vazhdojnë që prej 25 tetorit, ditës kur Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës.


Shtuar më 7.11.2026 12:38

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişMembers-Car-Photoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş