• Kontakt
Saturday, November 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

ONM brenda Gjykatës Kushtetuese, precedent poshtërues

12:35 : 07/11/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, VETTING, VETTING

Nga av. Eugen Beçi* 

Miratimi i Vendimit Nr. 13, datë 2.11.2026, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përmes të cilit u miratua Aneksi për procedurat gjyqësore gjatë shqyrtimit të çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit, shënon një devijim shqetësues dhe të papranueshëm nga arkitektura kushtetuese e vendit.

Ky akt nuk është thjesht një zvarritje burokratike e një regjimi kalimtar të mbaruar më 17 qershor 2026, por një cënim i hapur i sovranitetit të drejtësisë kushtetuese përmes legjitimimit të ndërhyrjeve të huaja të paprecedenta.

Është e patolerueshme se si burokratët e huaj të ONM-së, të paguar majmë me paratë e taksapaguesve, vazhdojnë të sillen si sundimtarë kolonialë mbi drejtësinë shqiptare, duke kapërcyer çdo kufi të mandatit të tyre dhe duke arritur deri aty sa të futen brenda vetë shenjtërores së dhomës së këshillimit.

ONM, “paternalizmi i Huaj”

Lexo edhe:

PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

Një “lobim i rëndomtë”/ Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

Neni 5, pika 2/c e Aneksit të miratuar parashikon që vëzhguesit ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) të jenë të pranishëm gjatë të gjitha fazave, përfshirë “dhomën e këshillimit” dhe “marrjen e vendimit”. Ky përbën kulmin e absurditetit juridik dhe një cënim skandaloz të standardeve themelore të një procesi të rregullt ligjor.

Dhoma e Këshillimit është hapësira e shenjtë, e fshehtë dhe e pacënueshme, ku trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese diskuton lirshëm, pa presion, në mënyrë konfidenciale dhe krejtësisht të pavarur për formimin e bindjes së saj juridike.

Lejimi i burokratëve të huaj të ONM-së, të cilët, të rehatuar në pozita luksi, nuk japin llogari para qytetarëve shqiptarë, brenda dhomës së këshillimit, tjetërson hapur natyrën e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e shndërron atë nga një gjykatë e pavarur sovrane në një protektorat të kontrolluar nga jashtë, ku vendimmarrja gjyqësore monitorohet në kohë reale nga individë që vetëm mbrojnë agjenda burokratike dhe jo shtetin e së drejtës.

Regjim i Përhershëm i Jashtëzakonshëm

Regjimi i rivlerësimit kalimtar (vetingu) u konceptua si një masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, me afate të përcaktuara rreptësisht.

Me mbarimin e mandatit të KPA-së më 17.06.2026, Kushtetuta parashikon shprehimisht në nenin 179/b, pika 9, detyrimin e Kuvendit për të shfuqizuar këtë aneks.

Në vend të kësaj, përmes këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe nën presionin e burokratëve të huaj që duan të ruajnë karriget e tyre, po tentohet të instalohet një regjim i përhershëm i jashtëzakonshëm, duke mbajtur gjallë struktura hetimore nën rrogoz.

3. Cënimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të mbrojë ekuilibrin kushtetues dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Duke pranuar të adoptojë rregulla hibride, ku burokratët e huaj hyjnë deri në dhomën e këshillimit dhe ku vetë Gjykata merr rolin e një organi rivlerësimi, ajo bie në konflikt flagrant interesi.

Një gjykatë që shndërrohet në palë të një procesi hetimor-administrativ nuk mund të jetë më pas gjykatë neutrale e kontrollit kushtetues për këto çështje.

 “Karburant” për makineri të skaduar

Përpjekja për të futur në të ashtuquajturat “çështje të papërfunduara” situata që nuk lidhen me ngarkesën e mbartur, përfshirë trajtimin artificial të vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut (Strasburg), si pretekst për të rihapur cikle të reja hetimore, dëshmon një vullnet të qartë të qarqeve burokratike për të evituar përfundimin ligjor të vetingut.

Vendimet e Strasburgut kërkojnë zbatim të standardeve të Konventës, por ato nuk mund të shërbejnë kurrë si karburant për të mbajtur në jetë një makineri të skaduar.

Goditje ndaj sovranitetit

Vendimi Nr. 13, datë 2.11.2026, i Gjykatës Kushtetuese nuk është thjesht një gabim procedural; ai është një goditje frontale ndaj sovranitetit të shtetit të së drejtës.

Përfshirja e burokratëve të ONM-së në dhomën e këshillimit, të cilët marrin pagat marramendëse të taksapaguesve ndërkombëtarë e vendas për të shkelur hapur pavarësinë tonë institucionale, përbën një precedent poshtërues.

Në mungesë të veprimit të Kuvendit për të zbatuar nenin 179/b, pika 9, të Kushtetutës, ky vendim legalizon një përjetësim kolonial të vetingut, duke shembur themelet e sigurisë juridike.

* Ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda

 LEXO EDHE:

Një “lobim i rëndomtë”/ Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

Etiketa: eugen beciGjykata Kushtetueseonm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave

11:24 : 06/11/2026
AKTUALITET

Një “lobim i rëndomtë”/ Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

09:46 : 06/11/2026
AKTUALITET

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s

13:07 : 05/11/2026
AKTUALITET

“Pagat” e magjistratëve, në Kushtetuese, caktohet data e shqyrtimit

10:01 : 02/11/2026
AKTUALITET

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet 19-vjeçari! 5 të tjerë nën hetim

12:31 : 30/10/2026
AKTUALITET

Çështja e pagave/ Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Magjistratëve

14:53 : 23/10/2026
Para

U transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, Veliaj pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

TË GJITHA

Njoftuan protestë kombëtare/ Demokratët nisin marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë

12:55 : 07/11/2026

U transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, Veliaj pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

12:47 : 07/11/2026

ONM brenda Gjykatës Kushtetuese, precedent poshtërues

12:35 : 07/11/2026

Deputetja austriake: Të ndalet dhuna policore dhe intimidimi i protestuesve në Shqipëri

12:20 : 07/11/2026

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

12:02 : 07/11/2026

Gjermania drejt zgjedhjes së presidentes së parë grua, partia e Merz mbështet ish-ministren Ilse Aigne

11:54 : 07/11/2026

EMRI/ Atentati në Athinë, i plagosuri nga Saranda ishte person në kërkim. Autorët të paidentifikuar

11:43 : 07/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com