Tavolina e dialogut para Kryeministrisë kthehet në atraksion për turistët, ndalen për të bërë fotografi
07/11/2026 12:48
“Sofra e gurtë” e vendosur përpara Kryeministrisë, e menduar si një hapësirë komunikimi dhe dialogu, ka tërhequr vëmendjen e turistëve që vizitojnë kryeqytetin.
Disa prej tyre janë ndalur pranë saj për të realizuar fotografi, duke e shfrytëzuar si një tjetër pikë interesante gjatë vizitës së tyre në Tiranë.
Ndërsa në fokusin e zhvillimeve politike dhe protestave të ditëve të fundit mbetet dialogu mes qeverisë dhe studentëve, tavolina para godinës së Kryeministrisë duket se është kthyer edhe në një objekt kurioziteti për vizitorët e huaj.
Top Channel