Everton ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Coventry City në Premier League, pas një përballjeje ku protagonist absolut ishte sulmuesi Thierno Barry. Skuadra e drejtuar nga David Moyes u gjend në vështirësi në fillimin e pjesës së dytë, kur Yann Gboho kaloi Coventryn në avantazh në minutën e 52-të. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm.
Vetëm katër minuta më vonë, Barry barazoi rezultatin me një goditje me kokë, pas një aksioni të ndërtuar nga Everton. Në minutën e 61-të, sulmuesi realizoi sërish, duke përmbysur rezultatin dhe duke shënuar golin e tij të dhjetë sezonal. Në minutën e 81-të, ai u shndërrua edhe në protagonistin e golit të tretë, duke dhënë pasimin vendimtar për Kiernan Dewsbury-Hall.
Ndeshja u shoqërua edhe me polemika për vendimet e VAR-it. Coventry pretendoi për penallti në dy raste, përfshirë një episod ku James Tarkowski u akuzua se tërhoqi nga flokët Caleb Yirenkyi brenda zonës. Arbitri dhe VAR-i nuk ndryshuan vendimin në fushë. Me këtë fitore, Everton u ngjit përkohësisht në vendin e pestë të kampionatit, ndërsa Coventry mbeti pranë zonës së rënies nga kategoria.
© SYRI.net
Mourinho futet në lojë për talentin e 16-vjeçar të Manchester Unitedit
Erling Haaland, takim surprizë në Leipzig
Messi merr vendimin për të ardhmen, refuzon rikthimin në Argjentinë dhe zgjedh Inter Miamin!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: