Siç ishte lajmeruar para kryeministrisë janë mbledhur demokratët e Berishës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama në mbështetje të hapur për Protestën e studentëve. Ndërkohë në ora 14.00 studentët kanë lajmëruar protestë para ministrisë së arsimit.
Numri i pjesmarrësve demokratë para kryeministrisë duket i vogël, por pjesa e ‘zjarrit” mjafton që t’i bashkohet para ministrisë së arsimit, grupit studentor.
Ndërkohë lideri demokrat Berisha nuk merr pjesë as këtë herë, por janë drejtuesit kryesorë të Selisë Blu si Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi.
Deri tani protesta është paqësore.
