Franca mobilizon 70 mijë efektivë për protestat: Do të ruajmë rendin!

Autoritetet franceze planifikojnë të angazhojnë rreth 70 mijë punonjës policie dhe sigurie në mbarë vendin, për të garantuar rendin gjatë protestave të paralajmëruara për sot.

Sindikata dhe organizata studentore kanë njoftuar tubime masive, ku kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe kërkojnë kushte më të mira për të rinjtë. Edhe lëvizja e Jelekëve të Verdhë ka bërë thirrje për një grumbullim të posaçëm në Place de la Concorde, në Paris, ndonëse autoritetet e kanë ndaluar.

Të lidhura

None found

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se forcat e rendit janë të përgatitura për incidente të mundshme, përfshirë përleshje dhe grabitje, pas thirrjeve të lëvizjes për mosbindje civile masive. Protestat e fundit në Francë kanë qenë kryesisht paqësore, por në disa qytete ka pasur përplasje me policinë dhe akte vandalizmi.

Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 600 persona u arrestuan gjatë protestave të së enjtes. Sindikatat kërkojnë paga më të larta, reforma në sistemin e taksave dhe përmirësim të kushteve të studimit për të rinjtë. Në sfondin e situatës së tensionuar, kryeministri Sébastien Lecornu pritet të takohet të hënën me përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve, për të diskutuar pagat dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.


Shtuar më 7.11.2026 13:24

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş