Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, opozita në mbështetje të studentëve

'Rama të japë dorëheqjen', Xhaferri: Bashkim kundër narkoshtetit, Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

13:17, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë për Syri TV nga protesta e opozitës para Kryeministrisë në mbështetje të studentëve, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Xhaferri deklaroi se kryeministri prej 26 ditësh po dëshmon qëndrimin e një diktatori, ndërsa kërkon dialog pa qenë i gatshëm të dëgjojë qytetarët.

Ai theksoi se opozita dhe qytetarët duhet të bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët: largimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme e të lira.

Fjala e tij:

Kërkohet dorëheqja e kryeministrit të Shqipërisë, i cili prej 26 ditësh tregon se është një diktator dhe nuk është aspak kryeministër.

Prej 160 ditësh protestohet kundër tij dhe, në të njëjtën kohë, do dialog një person që nuk do të dëgjojë.

Besoj se sot jemi të qartë që të gjithë qytetarët e dimë se ndodhemi në një diktaturë, në një narkoshtet, të cilin vetëm reagimi qytetar do të ketë mundësinë ta rrëzojë. Patjetër duhet bashkim, nuk duhet fragmentarizim dhe duhet që të kemi një qëllim të përbashkët për ta çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhjeve të lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco