Ka nisur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat dhe udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Në mbledhje kanë mbërritur deputetja e PDK-së dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, si dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton KP.
Grupi punues është themeluar nga Qeveria e Kosovës me qëllim hartimin e një strategjie shtetërore për procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ministri Konjufca kishte paralajmëruar se takimi do të zgjasë disa orë dhe se puna e grupit do të vijojë gjatë gjithë ditës.
