Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, opozita në mbështetje të studentëve

'Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme', studentja: Tre muaj protestë, qeveria nuk na dëgjoi, PD na mbështet

13:30, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentja e Fakultetit të Ekonomisë, ka folur për Syri TV nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se studentët nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo theksoi se pas tre muajsh protestash paqësore, mungesa e një reagimi nga qeveria e ka bërë dorëheqjen e kryeministrit kërkesën e vetme të panegociueshme.

Studentja u ndal edhe te mbështetja e Partisë Demokratike, duke kundërshtuar akuzat se opozita kërkon të marrë drejtimin apo autorësinë e protestës.

Fjala e saj:

Jam studente në Fakultetin e Ekonomisë. Ne jemi këtu që nga dita e parë dhe jemi bashkuar protestës paqësore dhe kësaj proteste tjetër. Kërkesa e vetme është dorëheqja e kryeministrit, për shkak se, për tre muaj që protestuam në mënyrë paqësore, nuk morëm asnjë përgjigje dhe tani e vetmja zgjidhje është dorëheqja e tij e panegociueshme.

Ne do të vazhdojmë deri ditën që ai të japë dorëheqjen. Prandaj, ne jemi mbledhur sot këtu, bashkë me anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike, që ata të na japin mbështetjen e tyre, duke qenë se të gjithë po na akuzojnë se Partia Demokratike kërkon të përçajë apo të marrë autorësinë e protestës. Jo, nuk është e vërtetë. Është e vetmja parti që po i jep mbështetje protestës sonë si studentë.

Ne kemi filluar që nga selia e PD-së dhe kemi ardhur këtu, para Kryeministrisë, dhe më pas do t'u bashkohemi studentëve te Ministria e Arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco