Panathinaikos mund Real dhe udhëheq i vetëm Euroleague, bien kampionët e Olympiacos, fitojnë Barça e Bayern

7 Nëntor 2026
13:44
Telesport
back button

Panathinaikos ka marrë sërish i vetëm kryesimin e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 10-të të sezonit të rregullt. Ekip grek fitoi 115-112 ndaj Real Madrid jashtë fushe, në një ndeshje spektakolare (suksesi i tetë sezonal).

Zhgënjen skuadra tjetër greke, ajo e Olympiacos, që u mund 62-57 në shtëpi nga Crvena Zvezda. Gjithsesi, kampionët në fuqi janë në grupin e skuadrave që kanë nga 7 fitore (janë 6 të tilla). Ky sukses ka ngjitur ekipin serb në vendin e dytë, pretendent këtë sezon.

Vijojnë të zhgënjejnë skuadrat italiane, me Armani Milano e Virtus Bologna që janë mundur në fushat e tyre. Fiton edhe skuadra e Fenerbahce, që mundi 84-65 Baskonia Gasteiz, ndërsa Barcelona triumfoi 93-90 në shtëpinë e Hapoel Tel Aviv, duke ngjitur shkallët në renditje.

Euroleague-Raundi i 10-të

Real Madrid – Panathinaikos, 112-115

Anadolu Efes – Paris Basketball, 90-95

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 84-65

Hapoel Tel Aviv – Barcelona, 90-93

Villeurbanne – Bayern Munich, 95-99

Armani Milano – Valencia Basket, 73-84

Besiktas – Zalgiris Kaunas, 67-83

Olympiacos – Crvena Zvezda, 57-62

Virtus Bologna – Dubai Basketball, 75-93

Partizan Beograd – Maccabi Tel Aviv, 88-67

Lajme të tjera

Lajmet e fundit