Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, e cilësoi presionin si një fenomen jo normal dhe të dënueshëm, duke e lidhur me mënyrën se si funksionon sistemi.
Ai tha se pakënaqësia e qytetarëve është e gjerë dhe e dukshme çdo ditë, ndërsa theksoi se ajo duhet të përkthehet në ndryshime të thella politike dhe institucionale.
“Ky presion nuk është normal. Është i dënueshëm. Kjo është pjesë e një sistemi të tillë. Pakënaqësia është e gjerë, e shohim çdo ditë te njerëzit. Njerëzit duan patjetër që kjo pakënaqësi të kapitalizohet në ndryshime të thella, ndryshime të mazhorancës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, me qëllim që vullneti i tyre të mos deformohet, por të shprehet në mënyrë të drejtë. Ata janë sovrani për ta korrigjuar kur vijnë zgjedhjet.”, tha ai.
