Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën e përfaqësimit politik në Shqipëri, pengesat që sistemi zgjedhor u krijon lëvizjeve të reja dhe kandidatëve të pavarur, si dhe protestat e të rinjve kundër qeverisjes.

Gjithashtu, Koçeku theksoi se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i thellë sesa duket në pamje të parë, duke e cilësuar si rrënjën e mosfunksionimit të institucioneve, ligjeve klienteliste dhe përqendrimit të pushtetit në pak duar.

Të lidhura

None found

Sipas saj, reforma e Kodit Zgjedhor është një prej hapave themelorë për ndryshimin e sistemit, pasi cilësia e përfaqësimit në Kuvend përcakton edhe cilësinë e ligjeve, ndryshimeve kushtetuese dhe drejtimit të institucioneve kryesore të vendit.

Deputetja foli gjithashtu edhe për vendimin e saj për t’u larguar nga mazhoranca qeverisëse dhe për të vijuar mandatin si e pavarur, duke e lidhur këtë vendim me përgjegjësinë për të përfaqësuar qytetarët dhe jo interesat e pushtetit.

Në fokus të intervistës ishin edhe protestat studentore dhe qytetare, kërkesat e të rinjve për demokraci, dinjitet dhe llogaridhënie, si dhe nevoja që pakënaqësia shoqërore të gjejë përfaqësim real politik dhe institucional.

Mesazhi kryesor i Koçekut ishte se ndryshimi demokratik në Shqipëri kërkon jo vetëm ndryshimin e qeverisë, por edhe reformimin e mënyrës se si prodhohet dhe ushtrohet pushteti.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş