Politikë
Tensione në protestën e PD, demokratët përzënë një person: Je i infiltruar, tenton të provokosh
Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard.
Disa demokratë kanë tentuar të largojnë një person, për të cilin dyshojnë se është i infiltruar në protestë.
Sipas pretendimeve të tyre, personi ishte futur mes protestuesve me qëllim provokimin me fyerje dhe sharje dhe shuarjen e protestës. Ata i kanë kërkuar të largohet dhe të mos qëndrojë më në bulevard.
Për të qetësuar situatën dhe shuar konfliktin ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




