Një protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave mbahet sot në Prishtinë, duke nisur nga ora 12:00. Tubimi i disatë mbahet pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj. Ngjarja ka nxitur protesta dhe reagime publike, të cilat vijojnë prej dhjetë ditësh.