Një mbështetje e PD, nga protesta para Kryeministrisë u shpreh se dëmet në bizneset private gjatë revoltave studentore i kanë shkaktuar patronazhistët.

Ajo tha se qytetarët, të rinjtë dhe studentët duan largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesja para Kryeministrisë: Kemi një qëllim të gjithë, të rrëzojmë Ramën. Kam dhe një mesazh, biznese dëmët nuk i kanë bërë qytetarët, por vetë patronazhistët. Pse nuk janë në burg ata? Një thirrje pedagogëve, mos e ulni protestën. Pse asnjë pedagog nuk është hequr nga puna? Pse nuk është bërë një vërejtje. Ata i ka futur Rama. Duhet i madh dhe i vogël në këtë shesh për të larguar Ramën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb