E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Demokratët përfundojnë protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Mbështetës të Partisë Demokratike, mes tyre edhe përfaqësues politikë, kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të protestuesve që po mblidhen para Ministrisë së Arsimit.

Deri në këto momente, protesta është zhvilluar e qetë. Ashtu si javën e kaluar, pritet që edhe këtë herë të ndiqet i njëjti skenar, me mbështetësit e opozitës që i bashkohen pjesës tjetër të protestës.

Kujtojmë se prej më shumë se 161 ditësh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës aktuale politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.