Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

07/11/2026 14:04

Partia Demokratike zhvillon sot protestën e radhës në Tiranë, me mbështetësit e saj që kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku është parashikuar të mbahet tubimi.

Ata u grumbulluan në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, aty u pozicionuan dhe tashmë po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Në krye të grupit po qëndrojnë deputetët demokratë, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Tedi Blushi. Kreu i PD-së, Sali Berisha, mungon në protestë.

Protesta po vijon e qetë, pa tensione, teksa policia është pozicionuar te Kryeministria.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e paralajmëroi pak ditë më parë, teksa u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh janë përfshirë në protesta.

Berisha e cilësoi revoltën studentore si një përballje me qeverinë Rama, ndërsa ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohen në atë që e konsideroi një protestë kundër qeverisë.

 

Top Channel