Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, opozita në mbështetje të studentëve

Studentja e Drejtësisë: Protestojmë jo vetëm për të drejtat tona, por edhe për ata që nuk i patën mundësitë për t'u bërë studentë

14:00, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studente e Fakultetit të Drejtësisë ka thënë gjatë një prononcimi për Marsi Korreshin në Syri TV se arsyet e daljes së tyre në protesta nuk janë vetëm personale, por protestat e tyre janë për të gjithë studentët, madje edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë studentë, duke nënkuptuar kështu pamundësitë ekonomike që kanë prekur familjet shqiptare, ku shumë prej tyre nuk kanë mundësi të financojnë studimet e fëmijëve të tyre.

“Kam që në protestën e parë, në “Revolucionin e Flamingove” dhe nuk ndalojmë. Protestojmë për të drejtat tona, jo vetëm tonat, por edhe atyre që duhet të ishin studentë dhe nuk i kanë pasur mundësitë”, tha ajo.

Më tej studentja ironizoi dhunën policore duke thënë se, “me Edi Ramën, kjo dhunë është normale, gjithçka është normale me të”.

Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë të rinjve të dalin në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco