Partia Demokratike zhvillon sot protestën e radhës në Tiranë.
Ata u grumbulluan në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, aty u pozicionuan dhe tashmë po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit aty ku ka filluar grumbullimi i studentëve.
Në krye të grupit po qëndrojnë deputetët demokratë, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Tedi Blushi.
Protesta po vijon e qetë, pa tensione, teksa policia është pozicionuar te Kryeministria.













