Politikë
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Veliajt, avokati Ndreca: Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në këmbë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e thyer, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ka bërë me dije se ky është vlerësimi i mjekut që e ka vizituar ditën e sotme.
Pak ditë më parë, Veliaj u zhvendos nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të burgut të Fierit, për shkak të problemeve shëndetësore.
Sipas avokatit, pas konsultës së fundit mjekësore është vlerësuar se gjendja e këmbës kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Nuk janë bërë ende të ditura detaje të tjera lidhur me kohën dhe vendin ku pritet të kryhet operacioni.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




