Gjykata vendos “arrest shtëpie” për babain e Meghan Markle, i akuzuar për posedim të materialeve të abuzimit seksual me të mitur

Thomas Markle, babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida nën akuzën se posedonte materiale me imazhe të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Departamenti amerikan i Drejtësisë (DoJ) njoftoi se 82-vjeçari u arrestua në bazë të një ankese penale federale. Ndaj tij është ngritur një akuzë për posedim të imazheve të papërshtatshme të të miturve.

Të lidhura

None found

Në përfundim të një seance gjyqësore 30-minutëshe të premten, gjykata urdhëroi që Markle të qëndrojë në “arrest shtëpie” në qendrën e asistuar ku po merr kujdes mjekësor, nën monitorim elektronik. Në seancë ai nuk deklaroi nëse e pranonte apo e mohonte fajësinë.

CBS News, partneri amerikan i BBC-së, raportoi se Markle mbërriti në gjykatë me karrige me rrota, i shoqëruar nga dy marshallë amerikanë.

Departamenti i Drejtësisë dhe Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Kaliforninë Qendrore njoftuan në një deklaratë të përbashkët se data e seancës së radhës në Kaliforni do të caktohet më vonë.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, arrestimi pasoi kontrollet e FBI-së në disa ambiente magazinimi në Los Anxhelos, të regjistruara në emër të Markle. Ai i kishte marrë ato me qira që në vitin 2008 dhe pagesa e fundit ishte bërë në tetor të këtij viti.

Agjentët sekuestruan gjatë kontrolleve rreth 78 materiale, përfshirë negativë filmash, diapozitiva dhe libra. Dyshohet se ato përmbanin imazhe të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se autoritetet vepruan shpejt për ta arrestuar Markle. Sipas tij, FBI-ja do të vërë në përdorim të gjitha burimet e saj për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndjekjen penale të kujtdo që dyshohet për krime të tilla.

Dokumentet e hetimit tregojnë se dëshmitarët e kanë identifikuar me siguri Markle në dy imazhe që dyshohet se përmbajnë materiale abuzimi seksual ndaj të miturve. Personi në fotografi duket 30 deri në 40 vjeç, gjë që sugjeron se materialet e dyshuara mund të jenë disa dekada të vjetra. Markle i ka hedhur poshtë më parë akuzat për posedimin e tyre, duke i quajtur pretendimet “gënjeshtra të neveritshme”.

Hetimet janë shtrirë edhe në Filipine. Muajin e kaluar, policia atje siguroi një urdhër për të kontrolluar pajisje që dyshohet se ishin marrë nga ish-banesа e Markle në këtë vend.

Thomas Markle Jr., gjysmëvëllai i Meghan Markle, u dorëzoi autoriteteve katër kuti me materiale, ku kishte kompjuterë, telefona, disqe të jashtme dhe videokaseta të vjetra.

Pas disa goditjeve në tru, Thomas Markle Sr. u zhvendos vitin e kaluar në Filipine dhe jetoi në Cebu deri në maj. Më pas, sipas raportimeve, ai shkoi në një qendër rehabilitimi në Florida, ku po mësonte të ecte përsëri pas amputimit të njërës këmbë.

Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi ndërkohë në tetor se në vitin 2019 kishte marrë një letër me disa pretendime për Thomas Markle.

Sipas policisë, informacioni për pretendime që lidheshin me ngjarje jashtë territorit britanik iu përcoll zyrës së dukës dhe dukeshës së Sussex-it, por jo agjencive të tjera ligjzbatuese. Policia i ka kërkuar Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) të shqyrtojë mënyrën se si u trajtua letra.

Kur akuzat u bënë publike në tetor, Meghan Markle tha se informacionet e publikuara e kishin shqetësuar thellësisht dhe se mendimet e saj ishin me të gjithë fëmijët që mund të jenë dëmtuar. Ajo është e distancuar nga i ati që prej vitit 2018; sipas BBC-së, kontaktet me të i kishte ndërprerë edhe më herët.


Shtuar më 7.11.2026 14:19

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş