Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues është përplasur me disa pjesëmarrës të tjerë. Gjithçka nisi pasi protestuesi bëri thirrje kundër të dy liderëve politikë, duke brohoritur “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Me sa duket ai ka harruar se ishte në protestën e thirrur nga Berisha. Më pas kanë nisur tensionet, ku demokratët në protestë e kanë goditur me shpulla dhe me fjalë. Ndërkohë kanë ndërhyrë edhe të tjerë protestues duke e qëlluar, por protestuesit që shau Berishën gjeti shteg dhe iku.
Pasi shpëtoi nga rrahjet e mëtejshme, diku larg tyre bërtiti prapë “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Si të mos mjaftonte kjo situatë përpara ministrisë së arsimit filluan përplasjet mes vetë protestuesve. Një burrë i shëndoshë me syze bertiti “”Rama n’burg, Berisha n’burg”, por ndërhynë me forcë të rinjtë demokratë, disa me maska, që e qëlluan dhe tentuan ta largojnë me dhunë. Por ai deklaroi se jam kundër Ramës dhe Berishës, ndonëse përpara kam votuar PD, por nuk e votojë më.
Në momentin që deklaroi këtë e goditën me grushta të rinjtë e PD.

