Schultz: Kongresi i ri do të punojë për të ndalur konfliktin me Iranin

Amerikë | 11 minuta më parë

Kongresmenia demokrate Debbie Wasserman Schultz, ka deklaruar se Partia Demokrate, e cila siguroi shumicën në të dyja dhomat e Kongresit në zgjedhjet e fundit të mesmandatit  do të angazhohet për të ndalur luftën me Iranin sapo legjislatura e re të fillojë zyrtarisht punën në muajin janar.

Përmes një postimi të bërë të premten në rrjetin social X, Wasserman Schultz kritikoi ashpër krahun konservator të Partisë Republikane.

“Ekstremistët e MAGA-s u përpoqën të shkatërronin vendin tonë dhe dështuan. Demokratët do të rikthejnë vlerat amerikane dhe do t’i japin fund ekstremizmit”, shkroi ajo në X.

Deklarata e kongresmenes vjen pas fitores së demokratëve në zgjedhjet afatmesme, ku ata arritën të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Kjo zhvendosje e fuqisë politike pritet të krijojë përplasje të mëdha me administratën në detyrë lidhur me politikën e jashtme dhe ndërhyrjet ushtarake jashtë vendit.

Me marrjen e shumicës në janar, demokratët pritet të përdorin kompetencat e tyre mbikëqyrëse dhe buxhetore për të kufizuar apo ndaluar operacionet ushtarake në Iran, si dhe për të kërkuar llogaridhënie lidhur me bazën ligjore të këtij konflikti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme