Wenger drejt kandidimit për FIFA-n, a do ta sfidojë Infantinon?

Gara e ardhshme për presidencën e FIFA-s mund të sjellë përballë Gianni Infantinos edhe Arsene Wenger. Ish-tekniku i Arsenalit po vlerëson nëse do të kandidojë për drejtimin e organizatës botërore të futbollit.

Wenger, që aktualisht mban postin e drejtorit të zhvillimit global të futbollit në FIFA, ende nuk e ka përcaktuar përfundimisht qëndrimin e tij. Megjithatë, gazeta franceze L’Equipe shkruan se ai është gjithnjë e më pranë përfshirjes në këtë garë.

Të lidhura

None found

Përgjigjja përfundimtare pritet deri në mesin e javës së ardhshme. Përpara se të vendosë, Wenger do të zhvillojë disa takime me bashkëbisedues që duhet ta bindin më tej të hedhë kandidaturën. Përvoja ndërkombëtare dhe emri i tij mund të luajnë rol përcaktues për të bashkuar shoqatat që janë kundër presidentit aktual.

Sipas gazetës franceze, Wenger gëzon popullaritet të veçantë në Afrikë dhe Azi. Mbështetje nga disa shoqata kombëtare mund t’i sigurojë edhe fakti se ai nuk është pjesë e mjedisit të UEFA-s.

Raportohet gjithashtu se kandidimi i tij ka përkrahjen e disa punonjësve të vetë FIFA-s. Në moshën 77-vjeçare, në rast fitoreje, Wenger me gjasë do të qëndronte në detyrë vetëm për një mandat katërvjeçar.

Ndërkohë, Infantino po bëhet gati të kërkojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s. Hyrja e Wenger në zgjedhje do t’i krijonte atij një konkurrencë serioze dhe mund ta vendoste përballë dy rivalëve.

Synimin për të garuar kundër Infantinos për postin e presidentit të FIFA-s e ka bërë tashmë të ditur Kozo Tashima, presidenti i Federatës së Futbollit të Japonisë.


Shtuar më 7.11.2026 14:37

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş