Ivan Balliu është tërhequr përfundimisht nga Kombëtarja e Shqipërisë. Largimin e konfirmoi trajneri Rolando Maran, ndërsa kuqezinjtë vuajnë për alternativa në krahun e djathtë të mbrojtjes.
“Sa i përket Balliut, ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë”, u shpreh Maran në konferencë për shtyp.
Largimi është i çuditshëm, pasi deri tani nuk ka asnjë njoftim nga ana e Balliut. Dje shpërndau një postim në rrjetet sociale, duke u stërvitur me Rajo Vajekanon.
34 vjeçari regjistron 24 ndeshje te Shqipëria. Po ashtu ka luajtur edhe në Europianin e Gjermanisë.
POSTIMI I BALLIUT DJE

