• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

by Lorenc Vangjeli
07/11/2026 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kurrë mos lufto me një armik që nuk ka më se çfarë të humbasë! Këtë këshillë të vyer, pavarësisht se askush nuk ka pasur guxim t’ja japë Edi Ramës, e konsideruan të kotë edhe bashkëpunëtorët e tij mbas triumfit dërmues në zgjedhjet e vjetshme, edhe opozitarët mbas disfatës së mjerë të po atyre zgjedhjeve. Por, siç thotë ligji i gravitetit në politikë, kur nuk ke ku shkon më lart, zbritja poshtë mbetet mundësia e vetme. Për të nxitur një rënie të tillë, më shumë se kushdo tjetër, duke luftuar fatin që e ka përkëdhelur duke i dhënë kundërshtarë të dobët dhe unin e tij që zgjedh bashkëpunëtorë qesharakë, Rama ka bërë një nga gabimet fatale të qeverisjes së tij. Ka zgjedhur të luftojë tipologjinë e armikut që nuk ka asgjë për të humbur nga lufta me të.
Pothuaj katër vjet më parë, kur paralajmëronte se po të ishte prokuror dhe gjyqtar i dosjes së Arben Ahmetajt, ish-zëvendësi i tij do të kishte pasur fat më të zi sesa arresti, Rama e quante atë një histori bezdie të së shkuarës që, kapakun dhe kapitullin e të cilës, do ta mbyllte drejtësia. Nuk ndodhi kështu. I vetëdijshëm se në Shqipëri, i paraburgosuri është i heshtur si i vdekuri, Ahmetaj iku në një arrati të zhurmshme duke premtuar se do të sillte hakmarrjen e tij në Tiranë. Nuk kishte më asgjë për të humbur. E kishin braktisur miqtë fallso socialistë, të tjerët i kthyen kurrizin, pronat e pasuritë ju bllokuan duke e dërguar në pikën e mbijetesës. Ahmetaj u bë targeti i preferuar, por dhe i sponsorizuar nga padija, ligësia dhe llogaria, i një gjyqi të frikshëm publik dhe u shndërrua në viktimë të një përçmimi të thellë dhe shkeljesh të të drejtave të tij si individ. I vetëm kundër të gjithëve, duke konsideruar vetë Edi Ramën si arkitekt të fatkeqësisë dhe më pas, Belinda Ballukun e Erion Veliajn si mjete dhe përfitues të saj, Ahmetaj i nisi një seri denoncimesh drithëruese trojkës së tre ish-miqve.
Në fillim e ndoqën me kuriozitet, më pas me habi dhe më tej akoma edhe me frikë në pritje se çfarë do të thoshte më tej njeriu që fitoi gradualisht statusin e dëshmitarit të mëkateve të qeverisë, “Kreu i organizatës”, “Plaçkitësja” dhe “Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”, u prezantuan me një seri të strukturuar akuzash publike, të cilat në shumicën dërmuese të rasteve, u shoqëruan me hetime zyrtare nga SPAK-u. Balluku tashmë është zyrtarisht nën hetim me akuza të rënda, Veliaj është në burg prej pothuaj dy vjetësh, kurse Rama është në syrin e stuhisë perfekte që kërkon kokën e tij.
Erion Veliaj, ndryshe nga Ahmetaj, për shkak të rrethanave dhe karakterit, është shndërruar në mënyrë të beftë në armikun që nuk ka çfarë humb më përballë Edi Ramës. U përkëmbye nga miku i hershëm e besnik, në armikun e gabuar të Edi Ramës. Trajektorja e mërisë reciproke mes tyre shkoi nga përbetimet e dikurshme, kryesisht të njëanshme, për vëllazëri politike, në identifikimin e kryeministrit si internuesin dhe pilotuesin e fatkeqësisë së kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vetëm në harkun e një jave mëria u bë llavë dhe u derdh në publik. Skajet ku ata ndodhen, njëri duke kërkuar largimin e Ramës, tjetri duke e konsideruar Veliajn minues të rendit kushtetues, janë tashmë më të largët se distanca nga zyra në kat të dytë në Tiranë e të parit, me qelinë në kat të parë të të dytit në Fier.
Ky prolog kaq i ndezur urrejtjeje, parashikon një dimër edhe më të nxehtë. Duke mos pasur asgjë më për të humbur, edhe nëse “dërgohet në Spaç”, Veliaj rrezikon të shndërrohet në një Ahmetaj Bis, një dëshmitar i “sekreteve” që mund të ketë ndarë me Edi Ramën dhe kokëdhembje për të.
E të njëjtës linjë, por kryesisht e konsumuar në heshtje deri tani, është edhe mina e heshtur Balluku. Në fillim me ndrojtje, tashmë pothuaj me siguri, kritikët e Ramës flasin për “pengmarrje dhe mungesë lirie” të kryeministrit nga ish-zëvendësja e tij dhe anasjelltas. Mjeshtre e përdorimit të mjeteve “të përgjimit” dhe viktimë perfekte e të njëjtit kurth, Belinda Balluku e rënë, është gjithashtu në pikën e njeriut që tashmë nuk ka më asgjë për të humbur.
Fiks të njëjtin gabim fatal Rama ka kryer edhe me dy armiqtë e tij tradicionale politikë, Berisha e Meta. Duke bërë të njëjtën lëvizje fallso që kanë bërë edhe ata vete dikur kundër tij. I pari duke “u ndihmuar” të shpallet Non Grata në SHBA, i dyti duke u mbyllur në një paraburgim të gjatë. Berisha provoi akuzën publike, divorcin një vjeçar me lirinë vetjake, i mbyllur në sallonin e zonjës Liri dhe ritualin poshtërues të paraqitjes dy herë në muaj në SPAK. Meta, ish-socialisti që në katër vitet e parë të dashurisë me socialistët, mund të provokonte në çdo stinë tërheqjen zvarrë të socialistëve nga pushteti, u tërhoq vetë zvarrë në mes të rrugës për gazin e sociaalistëve naivë, pak kohë mbasi doli nga presidenca që e kishte marrë kryesisht me votat e tyre.
Diku tek 15 vite më parë, në studion e Opinion TV Klan, ndërsa diskutohej për rezultatin e kontestuar të bashkisë së Tiranës, Berisha “u këshillua” nga një gazetar kritik i tij, në fillim në ekran dhe më pas, edhe gjatë një darke të gjatë në restorantin Padam: “Edhe armikun më të egër, kurrë mos e rretho nga katër anët! Leri gjithmonë një shteg për t’u arratisur!”. Berisha bëri fiks të kundërtën që thoshin latinët dhe dy vjet më pas, humbi gjithçka!
Askush nga njerëzit e fuqishëm në politikën shqiptare nuk ka pasur aftësinë të frenohet nga revanshi i egër e shpesh grotesk ndaj kundërshtarëve. Askush prej tyre nuk i është shmangur ngasjes për të groposur kundërshtarin dhe për ta shfaqur këtë gjë si dëshmi force; për ta shitur humnerën e tjetrit si piedestal të vetes. Secili nga ta ka qenë mjaftueshmërisht i dobët për të mos zgjedhur kalvarin e sofistikuar të paqes përballë zejes së rëndomtë të luftës. Duke ju bindur një kodi hakmarrjeje, viktima të rradhës të të cilit, përfundojnë edhe vetë, Pa qenë në gjendje për të kuptuar se në politikë, vërtet pesha e një shtetari matet me shumën e armiqve që e kundërshtojnë, por që kur ata janë të shumtë, duhen pakësuar. Dhe vetëm kur armiqtë nuk ekzistojnë fare, duhet të shpiken e të krijohen. Në këtë kuptim, Edi Rama që në këtë moment është njeriu që rrezikon më shumë se të gjithë, duhet të mbrohet nga mania për t’i rekrutuar armiqtë e tij edhe nga rradhët e miqve. Duhet të vetëmbrohet nga vetvetja: Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Next Post
Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In