Një qytetare pjesëmarrëse në protestën e zhvilluar sot ka bërë thirrje për bashkim dhe reagim qytetar kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u kërkuar prindërve të mbështesin studentët dhe të rinjtë.
Në një prononcim për Syri TV, ajo akuzoi Policinë për dhunë ndaj protestuesve, përfshirë të miturit dhe të moshuarit, ndërsa tregoi se edhe vajza e saj, e cila kishte zgjedhur të ndiqte shkollën e Policisë, është tërhequr nga ky vendim.
"Çdo ditë i them: Mami, tërhiqu! Me këto që po bëjnë, i them: Tërhiqu dhe mos e vazhdo, digje këtë vit dhe mendo për diçka tjetër. Vetëm atë uniformë mos ta shoh!", u shpreh qytetarja, e cila u bëri thirrje prindërve të dalin në mbështetje të fëmijëve të tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Fjala e saj:
Nuk e do askush këtë regjim, të çohen të gjithë në këmbë! Policia ka vepruar në mënyrën më të poshtër, më është shpifur policia.
Unë kam vajzën që e ka zgjedhur shkollën e Policisë dhe e urrej. Çdo ditë i them: "Mami, tërhiqu!". Me këto që po bëjnë, i them: "Tërhiqu dhe mos e vazhdo, digje këtë vit dhe mendo për diçka tjetër. Vetëm atë uniformë mos ta shoh!". Ma ka dëgjuar fjalën.
Ka një urrejtje për uniformën. Janë si kriminelë, gjuajnë 12-vjeçarët, të moshuarit.
Thirrje për të gjithë prindërit që t'i mbështesin fëmijët e tyre, të dalin derisa të largohet ai krimineli që është në karrige, se për atë po vuajnë të gjithë fëmijët tanë, e ardhmja.
© SYRI.net