Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 16:00.


Ekipi i Zekirja Ramadanit vjen nga një seri prej dy fitoreve dhe dy barazimeve në katër ndeshjet e fundit, por pas dy barazimeve radhazi synon t’i kthehet fitores dhe të vazhdoj ngjitjen në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Kastriot Rexhës ka gjithashtu dy barazime dhe dy fitore në katër ndeshjet e fundit, por objektivi i tyre është gjithashtu fitorja ose së paku një barazim për të qëndruar në hap me Prishtinën liderë.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Coric; Thaqi, Limani, Krivanjeva, Potoku; Boshnjaku, Morina, Bllaca; Bajraktari, Tolaj, Bilalli;

Malisheva: Kanuric; Pira, Kryeziu, Skovgaard, Bajraktari; Luma, Ndjigi; Isgandarli, Nafiu, Xhylani; Ibishi;

/Telegrafi/