Një i ri, pjesëmarrës në protestën kombëtare, u shpreh për News24 se tubimi është i fortë dhe se kjo periudhë duhet parë si një moment mobilizimi. Ai theksoi se numri i protestuesve mund të ndryshojë nga dita në ditë, por kjo nuk do t’i ndalë ata.
“Protesta është e fortë. Ky është moment mobilizimi. Nuk është problem nëse disa ditë janë me pjesëmarrje të madhe dhe disa më të ulët. Nuk po çuditemi, kanë disa muaj që nuk na dëgjon qeveria, por s’ka problem. Ne nuk tërhiqemi”, u shpreh ai.
