Disa protestues të maskuar te Ministria e Arsimit tërhoqën kosha mbeturinash, të cilët më pas i shtynë drejt autobotit të policisë, veprim që e pasuan me djegien e tyre. Janë hedhur edhe tymuese rozë drejt policisë.

Të tjerë kanë marrë edhe gurë me të cilët po sulmojnë efektivët, të cilët kundërpërgjigjen me spray. Pas disa thirrjeve të përsëritura për t'u distancuar nga aktet e dhunshme, policia po hedh edhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Sulmet pasojnë përplasjen me militantët dhe demokratët e PD, të cilët i sulmuan protestuesit fizikisht.

Lajm në përditësim...