Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares Një gol i Dacit pas një aksioni të shkëlqyer të Xhixhës i jep fitoren Tiranës në përballjen me Teutën. Durrsakët regjistrojnë një tjetër paraqitje zhgënjyese, duke u larguar pa pikë.
Tirana ka marrë një fitore të rëndësish me në përballjen me Teutën, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje që u vendos vetëm në minutat e fundit. Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, ishte Daci ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 87-të. Pas një inkursioni fantastik të Xhixhës, sulmuesi bardheblu u tregua i saktë brenda zonës, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke shpërthyer festën te Tirana.
Pjesa e parë kishte dhuruar pak raste të rrezikshme, me Teutën që iu afrua golit në minutën e 37-të. Umejiego doli përballë Bekajt, por portieri i Tiranës reagoi në mënyrë fantastike, duke mbajtur të paprekur portën e tij.
Edhe në minutat e tjera, durrsakët patën momente të mira në ndërtimin e aksioneve, por mungesa e saktësisë në momentin final rezultoi përcaktuese. Në fund, Tirana feston tri pikë të arta falë golit të vonë të Dacit, ndërsa Teuta largohet me një tjetër rezultat negativ dhe një paraqitje që lë për të dëshiruar. Për skuadrën durrsake, problemet për të gjetur vazhdimësinë dhe efikasitetin në lojë vijojnë të jenë evidente.
Top Channel