Laçi-Partizani në RTSH/ Spahiu deciziv nga pika e bardhë, kurbinasit i dënon “ishi”

Abissnet Superiore | 1 minutë më parë

Pas Teutës, Partizani mposht edhe Laçin duke gjetur tri pikët e radhës në kampionat, të cilat e largojnë për momentin nga vendi i fundit në klasifikim.

Heroi i ndeshjes ishte Sebastjan Spahiu, i cili shënoi golin e vetëm të të gjithë duelit në të 19’.

27-vjeçari shënoi nga pika e bardhë dhe “festoi” duke i kërkuar falje ish-tifozëve të tij. Përpara se të transferohej në Rrogozhinë ai ka veshur ngjyrat e Laçit në sezonit 2023-2024, aty ku edhe karriera e tij fitoi tjetër peshë.

Tri pikët ishin jetike për Partizanin pasi tashmë ka lënë vendin e fundit në klasifikim me dhjetë pikët e grumbulluara, një më shumë se Vllaznia, e cila luan ndeshjen e saj sot pasdite. Në pozita të vështira zbret Laçi me 11 pikë falë të cilave mban vendin e tetë. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme