Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar më tej.
Persona të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, duke bërë që të ndërhyjë edhe autoboti i ujit për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit kanë shkulur çdo pllakë të mundshme në bulevard, duke i hedhur në asfalt e copëtuar në pjesë të vogla për t’i përdorur si send të fortë sulmues.
Tensionet vijnë pas incidenteve të mëparshme, ku protestuesit u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtynë ata në drejtim të efektivëve.

Gjithashtu, drejt policisë u hodhën sende të ndryshme, ndërsa uniformat blu iu kundërpërgjigjën me spraj dhe gaz lotsjellës.

Me përshkallëzimin e situatës dhe hedhjen e gurëve, policia ka vënë në përdorim edhe autobotin e ujit.










