Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë rikthyer këtë të shtunë pranë Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar gjatë protestës.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke përdorur spraj me piper për të shpërndarë turmën.
Gjatë përplasjeve janë djegur edhe disa kosha mbeturinash, duke shtuar tensionet në zonën përreth institucionit.
Kjo është një tjetër përballje mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Ministrisë së Arsimit, ku tubimet dhe incidentet kanë vijuar edhe në ditët e fundit.
Situata po ndiqet nga forcat e policisë të pranishme në terren.












