Pas disa orësh protestë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Tubimi ku krahas studentëve morën pjesë edhe militantë dhe deputetë të Partisë Demokratike, u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta me policinë.
Gjatë protestës, disa demonstrues hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, ndërsa Policia e Shtetit u kundërpërgjigj duke përdorur dy autobotë me ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Situata u tensionua edhe më tej me djegien e kazanëve të mbeturinave dhe shkuljen e gurëve të trotuareve në Rrugën e Durrësit.
Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet kundër politikës dhe përfaqësuesve të saj. Disa prej protestuesve u drejtuan thirrje edhe Partisë Demokratike, me sloganin: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?”, ndërsa të tjerë brohoritën: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Lexoni edhe:
Protestuesi mesazh Ramës: Nuk më trembin as 500 milionë euro gjoba, as plumbat e gomës!
Protestuesit i vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtyjnë drejt policisë
