E shtunë, 7 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pas përplasjeve te ministria e Arsimit, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Pas 3 orësh para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ashtu siç ka ndodhur edhe në protestat e javëve të mëparshme.

Protesta para Ministrisë së Arsimit edhe ditën e sotme u shoqërua me përplasje dhe incidente, si mes vetë protestuesve, ashtu edhe me policinë.

Fillimisht, situata u tensionua kur protestës së të rinjve para Ministrisë së Arsimit iu bashkuan edhe anëtarët dhe militantët e PD-së, të cilët kishin qenë më herët para Kryeministrisë.

Pas afrimit të mbështetësve të PD-së, disa nga të rinjtë filluan thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Reklamë

Në këtë moment, një pjesë e protestuesve u përplasën me njëri-tjetrin, duke larguar njërin prej tyre.

Ndërkohë, pak minuta më vonë nisën tensionet dhe përplasjet me policinë, ku një grup protestuesish të maskuar hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit, por edhe të policisë.

Këta të fundit, ndryshe nga herët e kaluara, sot janë përgjigjur vetëm me ujë.

Ndërkohë, gjatë marshimit të qytetarëve nuk munguan as incidentet para selisë së PS-së, ku u hodhën kapsolla dhe gurë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.