Pasi protestuan prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Studentë, prindërit e tyre, qytetarë të thjeshtë, mbështetës të PD-së por dhe partive të tjera opozitare, kanë vijuar marshimin në rrugën e Durrësit, për të vijuar te destinacioni final, zyra e Ramës.

Kujtojmë se prej 160 ditësh studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, dhe largimin e qeverisë. “Arrestoni Ramën!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Rama jepe dorëheqjen”, janë disa prej thirrjeve që oshëtijnë në rrugët e Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: