Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar më tej. Persona të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, duke bërë që të ndërhyjë edhe autoboti i ujit për të shpërndarë protestuesit. Tensionet vijnë pas incidenteve të mëparshme, ku protestuesit u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtynë ata në drejtim të efektivëve.