Bayern mjaftohet me supergolin e Kimmich për pjesën e parë, Gruda jep dy asiste për tre minuta (video)

7 Nëntor 2026
16:23
Telesport
back button

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e javës së 9-të në Bundesligë. Bayern Munich është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Mainz. Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 14-të me Joshua Kimmich, i cili shënoi me një goditje qendrore në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Harry Kane.

Vendasit barazojnë shifrat në minutën e 41-të me koreano-jugorin, Jae-Sung Lee, i cili shënoi me kokë pas një dalje të gabuar të Manuel Neuer, gjatë një goditjeje dënimi. Megjithatë, ndërhyn VAR dhe pas 4-5 minutash, vendoset që goli të anullohet për pozicion jashtë loje.

Leipzig po udhëheq 3-1 në shtëpi ndaj Augsburg. Miqtë shënuan që në minutën e parë me Anton Kade. Leipzig përmbysi shifrat brenda pjesës së parë, fillimisht me dy gola për dy minuta, me dy asiste nga Brajan Gruda.

Ezechiel Banzuzi shënoi me një goditje me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 33-të. Në minutën e 35-të ishte Christopher Nkunku që shënoi golin e dytë. David Raum shënoi golin e tretë në fund të pjesës së parë.

Në dy sfidat e tjera, Dortmund-Elversberg, pjesa e parë mbyllet 0-0. Në ndeshjen tjetër, Paderborn-Eintracht Frankfurt, pjesa e parë mbyllet 1-1.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit