Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestuesit përplasen me policinë, zmbrapsen dhe nisen drejt Kryeministrisë

    Ivan Balliu largohet nga Kombëtarja, por postimi i fundit ngre dyshime

    Franca në gatishmëri për protestat, 70 mijë policë e xhandarë mobilizohen në të gjithë vendin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ivan Balliu largohet nga Kombëtarja, por postimi i fundit ngre dyshime
    Lajmet e fundit

    Ivan Balliu largohet nga Kombëtarja, por postimi i fundit ngre dyshime

    November 7, 2026
    Screenshot

    Ivan Balliu është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, një vendim që është bërë publik nga trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran. Megjithatë, mënyra se si është komunikuar largimi i mbrojtësit ka ngritur pikëpyetje, pasi vetë futbollisti nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.

    Në konferencën për shtyp, Maran konfirmoi se Balliu ka vendosur të mos jetë më pjesë e përfaqësueses shqiptare, duke përmendur problemet fizike dhe vështirësitë që lojtari po kalon në klubin e tij.

    “Sa i përket Balliut, ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë”, deklaroi trajneri.

    Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se vetë mbrojtësi nuk ka reaguar publikisht për vendimin. Përkundrazi, një ditë më parë ai kishte publikuar në rrjetet sociale një postim ku shfaqej duke u stërvitur me skuadrën e tij, Rajo Vajekano.

    Ky detaj ka shtuar pikëpyetjet rreth largimit të tij dhe rrethanave që kanë çuar në këtë vendim, ndërsa deri tani nuk ka një sqarim të drejtpërdrejtë nga futbollisti.

    Balliu, 34 vjeç, ka zhvilluar 24 ndeshje me fanellën e Shqipërisë dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës kuqezi në Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani.

    Largimi i tij vjen në një moment kur Shqipëria ka nevojë për alternativa në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Ivan Balliu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestuesit përplasen me policinë, zmbrapsen dhe nisen drejt Kryeministrisë

    November 7, 2026

    Ivan Balliu largohet nga Kombëtarja, por postimi i fundit ngre dyshime

    November 7, 2026

    Franca në gatishmëri për protestat, 70 mijë policë e xhandarë mobilizohen në të gjithë vendin

    November 7, 2026

    Hita takon efektivët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, çfarë u tha për ndërhyrjen ndaj shtetasit gjerman

    November 7, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.