Pas përleshjeve me policinë në Ministrinë e Arsimit, protestuesit kanë boshatisur Rrugën e Durrësit dhe janë nisur në marshim.


Stacioni i radhës pritet të jetë Kryeministria, ku gjithashtu ka prani të madhe të policisë dhe pritet të ketë sërish përplasje dhe incidente.


Protesta e nisur pas mesditës nisi me një sulm me gurë dhe duke djegur koshat e plehrave, me policinë, që u përgjigj me ujë përmes autoboteve dhe me spraj me piper.


Ndërkohë me mbërritjen te Kryeministria, disa protestues tentuan të sulmonin me molotov, por pa sukses, sepse distanca ishte e largët, pa shkaktuar dëme, pasi ranë në bulevard.

Policia bëri thirrje për të mos kryer akte dhune pasi do përgjigjeshin sipas ligjit.

“Po rrezikoni jetën e Policisë, personat e maskuar të largohen nga dhuna”, ishte thirrja e tyre.


Protestuesit shkulën edhe ata pak gurë nga trotuari për të sulmuar Policinë dhe institucionin, por pa shkaktuar dëme, pasi ishin larg në distancë.










