Nga ministria e Arsimit protestuesit kanë marshuar drejt kryeministrisë. Mijëra qytetëve iu bashkua edhe Julia Emiri , kryetarja e këshillit kombëtar të PD-së.
Në një prononcim për Syri Tv, ndërsa marshimi vijonte drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ Emiri tha se Rama nuk mund të ndalë këtë qëndresë pavarësisht dhunës.
“Rama ka ushtruar dhunë fizike dhe ka arrestuar por prapë qendresa vijon edhe pse ka ulje mund të rritet nga moenti në moment, Dhe PD ka siguruar që do dëmshpërblejë personat e arrestuar gjatë protestave”
Si e ka parë sjelljen e policisë?
“Është sjellje pushtuesi. Rama ka nxjerrë një fytyrë që nuk më cudit, por e ka nxjerrë deri në ekstrem. Ato pamje që kemi parë janë genocid”
E ndërsa protestuesit po marshonin policia ka hedhur gaz lotsjellës pranë Resë.
© SYRI.net