Partizani, trajneri Karoglan: Arritëm të fitojmë këtu pas 3 viteve
Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan ka komentuar për “Super Gol” suksesin e arritur në javën e 11-të të “Abissnet Superiore”, 1-0 në transfertë përballë Laçit.
“Shumë ndeshje e vështirë. Laçi ishte një ekip më i mirë në gjithë pjesën e ndeshjes. Bëjmë shumë gabime në pasimin e parë dhe dytë. Sidomos dhe në përqëndrim dhe në qëndrimin e skuadrës”.
“Duhet të punojmë shumë. Është frikë ndoshta, nuk e di. Duhet të kemi kurajo për të luajtur më mirë. Dhe sigurisht, të ndryshojmë krahët për të qenë më të mirë dhe kërcënim. Në stërvitje e aplikojmë më mirë. Arritëm të fitojmë këtu pas 3 viteve, kemi marrë 6 pikë në dy transferta”.
“Në përgjithësi kemi shumë punë për të bërë. Shpresoj që lojtarë të tjerë të kthehen nga dëmtimet. Kemi humbur edhe Doumbian që është shumë i rëndësishëm për ne. E sigurt që do kemi më shumë disiplinë taktike. Me procesin do bëjmë diçka më të mirë, të përmirësohemi në disa aspekte të tjera”.
“Të jem i sinqertë, e përgatita që dje presingun e lartë të kundërshtarit. Disa gjëra janë edhe psikologjike. Bëra një sistem ndryshe, për të mbrojtur prapavijën. Nëse do të qëndrojmë kështu me 3, duhet të jemi më të fortë. Është ndeshja e pestë në 3 javë. Nuk e di, ndoshta jam gabim, na mungon disi intensiteti”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



